PËRDORNI KODIN VERA15 PËR TË FITUAR 15% ZBRITJE NË TË GJITHA PRODUKTET!
Back to blog

Si prindërimi formon të ardhmen e fëmijës

Si prindërimi formon të ardhmen e fëmijës

Varësisht si prindërit sillen me fëmijët, ashtu edhe formohet karakteri i tyre dhe ndikohet e ardhmja e një fëmije.

Doktoresha Rebecca Rolland, psikologe dhe profesore në Universitetin e Harvardit, poashtu edhe autore e librit "The Art of Talking with Children" thotë se prindërit duhet të kenë biseda të pasura dhe të qëllimshme për zhvillimin e fëmijëve. Ajo sugjeron se bisedat mund të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të dëgjimit, zgjerimin e fjalorit dhe rritjen e kreativitetit.

Psikologët thonë se mënyra si një prind i edukon dhe i drejton fëmijët e tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën si ata rriten, zhvillohen dhe përballen me sfidat e jetës.

Një prind që ofron dashuri, mbështetje dhe disiplinë të drejtë, ndihmon në ndërtimin e një personaliteti të shëndetshëm.

Kështu mësohen vlerat si respekti, përgjegjësia dhe empatia. Duke i pasur këto vlera këta fëmijë kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në jetë.

Ndërsa prindërimi i ashpër ose neglizhent mund të krijojë probleme të mëdha, këta fëmijë mund të ndjejnë pasiguri emocionale, por mund të kenë edhe sjellje të pahijshme në të ardhmen.

Psikologët thonë se fëmijët që nuk ndihen të dëgjuar apo të dashur mund të tërhiqen, të bëhen rebelë ose të kenë vështirësi në krijimin e marrëdhënieve me njerëz.

Prandaj kryefjala është në mesazhin që për çdo prind është thelbësore të jenë të vetëdijshëm për ndikimin që sjelljet, fjalët dhe veprimet e tyre kanë në jetën e fëmijës.