Lëkura është pasqyra e shëndetit!

Çdo ditë, lëkura i ekspozohet faktorëve të ndryshëm që mund ta dëmtojnë atë, duke shkaktuar thatësi, irritime apo plakje të parakohshme. Pastrimi dhe hidratimi i rregullt ndihmon në mirëmbajtjen e saj, por mos harroni se një lëkurë e bukur dhe e shëndetshme fillon nga brenda.
Ushqimi që marrim dhe sasia e ujit që konsumojmë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen e lëkurës sonë. Ushqimi i mundëson lëkurës që të përthithë vitaminat e mineralet e duhura ndërsa uji ndihmon në largimin e toksinave.
Përveç kësaj mbrojtja nga dielli me kremat SPF me faktorë të lartë mbrojtës janë domosdoshmëri për çdo moshë e gjini.
Është shumë me rëndësi që të shmangni kimikatet e ndryshme dhe të mundoheni të qëndroni larg nga stresi, duhani dhe ekspozimi i tepruar ndaj diellit.
Krijoni shprehi të shëndetshme
Evitoni duhanin dhe alkoolin
Këta faktorë ndihmojnë në plakjen e lëkurës dhe e dëmtojnë gjithë organizmin.Eksfolim
Bëni një herë në javë një eksfolim të lehtë, kjo rutinë bën heqjen e qelizave të vdekura me produkte të buta për lëkurën tënde.Flini mjaftueshëm
Gjumi ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.
Identifiko llojin e lëkurës tënde
Lloji i lëkurës ka shumë rëndësi kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj saj. Lëkura e thatë kërkon hidratim të brendshëm, pra duke konsumuar ujë mjaftueshëm dhe gjithashtu hidratim të jashtëm. Lëkura e yndyrshme kërkon pastrim të rregullt dhe përdorim të produkteve që kontrollojnë yndyrën, ndërsa lëkura mikse kërkon pastrim dhe përdorim të produkteve që janë të destinuara për lëkurën gjysmë të thatë e gjysmë të yndyrshme.
Këshilla që vlejnë për të gjitha tipet e lëkurës
Mbani lëkurën e pastër çdo ditë.
Hidratohuni mirë, duke zgjedhur një krem hidratues që i përshtatet llojit tuaj të lëkurës (p.sh. krem më i lehtë për lëkurat e yndyrshme, më i pasur për lëkurat e thata).
Mos e nënvlerësoni kurrë kremin me faktor mbrojtjeje SPF, sepse rrezet UV janë shkaku kryesor i plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të lëkurës.
Doktoresha Whitney Bowe, dermatologe e njohur në SHBA, thotë se mbrojtja nga dielli dhe hidratimi janë dy nga faktorët më të rëndësishëm për të parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës dhe për të ruajtur shëndetin e saj afatgjatë.